Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani takoi një delegacion të Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime Kosovë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot një delegacion të Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime Kosovë (KKEIK).

Përfaqësuesit e kësaj platforme gjithëpërfshirëse nga komuniteti i biznesit kanë shfaqur qëndrimet e tyre në lidhje me vonesën në miratimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, duke potencuar vështirësitë me të cilat po përballen bizneset.

Sipas tyre, përveç me pandeminë në aspektin shëndetësor, bizneset po përballen edhe me pandeminë ekonomike, e cila ka goditur shumë biznese duke i sjellë buzë ekzistencës.

Ata gjithashtu kanë kërkuar edhe ndryshime në Ligjin e Punës, duke potencuar nivelin e ulët të pagës minimale. Është diskutuar edhe për barazinë gjinore në borde si dhe përkrahjen ndaj produkteve vendore.