Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian (PE), Rainer Wieland.
Sipas një njoftimi të Presidencës në këtë takim është diskutuar për procesin integrues të Kosovës.
Në këtë takim thuhet se Osmani ka theksuar përkushtimin e Kosovës për integrim në Bashkim Evropian.
“Presidentja Osmani ka potencuar përkushtimin e palëkundur të popullit dhe institucioneve të Republikës për integrim në Bashkimin Evropian, e reflektuar edhe në bashkërendimin e plotë me politikat e jashtme dhe të sigurisë me ato të BE-së. Tutje, Presidentja Osmani ka folur mbi angazhimin e Republikës së Kosovës për paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajon”, thuhet në njoftim.
Osmani gjithashtu ka theksuar nevojën për vazhdimin e mbështetjes së Kosovës nga Parlamenti Evropian.
“Në takim u bisedua për procesin integrues të Republikës së Kosovës në Bashkim Evropian, si dhe zhvillimet e fundit në vend dhe rajon. Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Parlamentit Evropian për integrimin e Kosovës në BE, ndërsa ka ritheksuar nevojën që kjo mbështetje të vazhdojë”, thuhet tutje në njoftim.
-
Kosova dhe Belgjika diskutojnë për thellim të bashkëpunimit në drejtësi dhe siguri
-
Osmani pret nga Austria dhe Sllovenia ta përkrahin Kosovën si shtet kandidat në BE
-
Osmani i kërkon Gjermanisë mbështetje për integrimin e plotë ndërkombëtar të Kosovës
-
Osmani takon Metsolan, e informon për "lidhjet e qarta të Serbisë me sulmet në veri"
-
Osmani kërkon mbështetjen e Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në organizata