Sot, nënkryetarja e LDK-së Vjosa Osmani, e shoqëruar nga anëtari i Kryesisë, Besian Mustafa janë takuar me Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq.
Në njoftimin për media thuhet se ambasadorja Barishiq uroi Osmanin për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 6 tetorit dhe shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Kroacisë ta mbështesë Kosovën në proceset e ardhshme.
“Osmani, duke uruar Ambasadoren Barishiq për mandatin e ri në Kosovë, uroi për vazhdimin dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale Kosovë-Kroaci. Njëkohësisht, Osmani shprehu pritjet tona që Kroacia, e cila do të marrë Presidencën e Këshillit të BE-së, do të përkrahë edhe më fuqishëm Kosovën në procesin tonë euro-integrues”, thuhet në njoftimin për media.
-
Osmani takohet me Barshiqin, flasin për ecurinë e dialogut me Serbinë
-
Bislimi flet për zhvillimet në Kosovë me ambasadoren e Kroacisë
-
Osmani: Përvoja e Kroacisë, shtysë për procesin e integrimit
-
Osmani takohet me Ambasadoren e Francës, i tregon për bashkëpunimin me VV-në
-
Nënkryetarja e LDK-së Osmani takohet me ambasadorin japonez Koinuma