U.d. e Presidentes, Vjosa Osmani, takoi sot ambasadoren e Kroacisë, Danijela Barishiq.
Me ambasadoren kroate u.d. Presidentja Osmani ka diskutuar zhvillimet e fundit politike në vend, ecurinë e dialogut me Serbinë dhe sfidat institucionale përballë pandemisë Covid-19.
Siç njofton kumtesa presidenciale, Osmani e vlerësoi lart bashkëpunimin dhe ndihmën nga shteti mik kroat në periudhat më të vështira në të cilat ka kaluar vendi ynë.
“Të dy bashkëbisedueset u pajtuan që bashkëpunimi ndërshtetëror të forcohet edhe më tej, duke llogaritur mbështetjen e shtetit kroat në rrugën e Kosovës në procesin e integrimit evropian”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Bislimi flet për zhvillimet në Kosovë me ambasadoren e Kroacisë
-
Osmani takohet me Lajçakun, flasin për zgjidhje në procesin e dialogut
-
Osmani: Përvoja e Kroacisë, shtysë për procesin e integrimit
-
Osmani takon ambasadorët e shteteve të BE-së: Urgjente heqja e masave të padrejta ndaj Kosovës
-
Osmani kërkon nga BE-ja t'i heqë masat ndaj Kosovës, i quan të padrejta