Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani priti ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq, me të cilën diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, si dhe rolin që Kroacia, si vend i cili e njeh mirë Kosovën, mund të luajë në procesin e integrimit më të shpejtë të vendit tonë në strukturat e Bashkimit Europian.
“Kroacia si vend i cili e ka presidencën Këshillit të Bashkimit Europian, si dhe vend mik, e kupton më së miri aspiratën e popullit të Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian”, tha Osmani.
Sipas saj, kryesimi i Këshillit nga anëtari më i ri i Bashkimit Europian, mund të shërbejë si shtytje për t’i përqendruar energjitë tona në përshpejtimin e procesit të integrimit.
“Përvoja kroate mund t’i shërbejë popullit dhe institucioneve të Kosovës, për ta realizuar më shpejtë aspiratën e tij për integrim”, tha Osmani.
Edhe ambasadorja Barishiq shprehu gatishmërinë e vendit të saj që ta thellojë edhe më tej bashkëpunimin me Kuvendin e Kosovës dhe institucionet e tjera, për ta lehtësuar integrimin e vendit tonë në Bashkimin Europian. Sipas saj, për Presidencën e Kroacisë është shumë i rëndësishëm zhvillimi i politikave që prekin regjionin.
Ajo e siguroi Osmani se vendi i saj do ta ndihmojë Kosovën edhe në të ardhmen në të gjitha aspektet, përfshirë edhe procesin e përafrimit me Bashkimin Europian, si dhe të integrimit në të.
-
Osmani: BE-ja të ndërmarrë hapa konkretë për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor
-
Osmani takohet me Barshiqin, flasin për ecurinë e dialogut me Serbinë
-
Osmani: Përvoja e Bullgarisë, e rëndësishme për Kosovën në proceset integruese
-
Barishiq: Samiti i Zagrebit, shtysë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor
-
Osmani takohet me ambasadoren e Kroacisë Barishiq, diskutojnë për forcimin e marrëdhënieve bilaterale