Prishtinë, 7 nëntor - Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, dhe anëtarët e Kryesisë, Besian Mustafa dhe Lumir Abdixhiku janë takuar sot me ambasadorin e Japonisë në Austri, përgjegjës për Kosovë, Kiyoshi Koinuma.
Ambasadori Koinuma uroi znj. Osmani për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 6 tetorit dhe shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Japonisë të forcojë marrëdhëniet me Kosovën dhe Ballkanin si vazhdimësi e marrëdhënieve të fuqishme që ka Japonia me Bashkimin Evropian.
Osmani e njoftoi z. Koinuma për vazhdimin e takimeve të grupeve punuese të LDK-së me ato të LVV-së për përafrimin e programeve të të dy partive drejt një programi të përbashkët qeverisës. Prioritetet e qeverisë së ardhshme do të jenë zhvillimi ekonomik, stabiliteti në vend, reforma në rend dhe ligj si dhe investimi në qytetarët e Kosovës përmes reformave në arsim dhe shëndetësi. Osmani falënderoi ambasadorin Koinuma për bashkëpunimin dhe përkrahjen që i ka ofruar Qeveria e Japonisë shtetit të Kosovës në fushat e ekonomisë, shëndetësisë, kulturës, etj. Njëkohësisht, Osmani uroi të forcohet bashkëpunimi i Kosovës dhe Japonisë në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
-
Osmani kërkon mbështetje nga Japonia për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare
-
Osmani: Presim nga Japonia të na ndihmojë me njohje
-
Osmani kërkon ndihmë nga Japonia për kalimin e gjendjes me pandeminë
-
Osmani falënderon Japoninë për ndihmat në përballimin e pandemisë
-
Osmani takohet me Ambasadoren e Francës, i tregon për bashkëpunimin me VV-në