Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova i dha qytetarëve të komunave të veriut mundësinë që t'i largojnë kryetarët aktual dhe t'i zgjedhin kryetarët e rinj.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se qytetarët në masë të madhe nuk e shfrytëzuan këtë mundësi.
Sipas saj, për fat të keq, kjo kryesisht ndodhi për shkak të presionit të Beogradit, të ekzekutuar nga Lista Serbe dhe strukturat ilegale kriminale.
Ka shtuar se edhe njëherë, Serbia kreu ndërhyrje të paligjshme në një proces zgjedhor të një shteti tjetër dhe Vuçiqi shkeli fjalën që ua kishte dhënë partnerëve ndërkombëtarë.
“Por, Kosova sërish dëshmoi maturi, organizim e respektim të plotë të ligjeve e kushtetutës, duke ju ofruar të gjitha komuniteteve, pa dallim, mundësinë që ata të zgjedhin vetë se kush dëshirojnë t'i përfaqësojë. E falënderoj Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, institucionet tona të sigurisë, si dhe partnerët tanë për punën, përkushtimin dhe bashkëpunimin. Me organizimin e procesit të sotëm, Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga BE-ja. Masat e padrejta kundër Kosovës duhet të hiqen menjëherë”, ka shkruar ajo.
-
Osmani takon Costan: S’ka arsye të shtyhet heqja e plotë e masave
-
Osmani: Ndërkombëtarët të marrin masa për ndërhyrjet e Serbisë në zgjedhjet në Kosovë
-
Osmani: Serbia po përpiqet të blejë vota
-
Osmani – vëzhguesve të BE-së: Sigurohuni se po realizohet e drejta e votës së lirë në veri
-
Osmani: E zhgënjyer me trajtimin që Kosova po ka nga disa anëtare të BE-së