Shkaku i Kosovës, zv.kryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani, ka refuzuar ftesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bosnjë-Hercegovinës për të marrë pjesë në një takim rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që pritet të mbahet në Banjallukë, raporton gazeta ”Koha” e Shkupit, duke u mbështetur në burime të veta.
Siç raporton kjo gazetë, në këtë takim, i cili sipas autoriteteve boshnjake është paraparë të mbahet më 23 shkurt, organizatori nuk e ka ftuar asnjë përfaqësues të Kosovës, dhe kjo, sipas burimeve të cituara, ka shtyrë zv.kryeministrin e Maqedonisë, Bujar Osmani, të refuzojë ftesën për pjesëmarrje në këtë konferencë.
Derisa zyrtarisht nga kabineti i zv.kryeministrit Osmani nuk e kanë komentuar lajmin, duke mos e pohuar por as mohuar atë, gazeta shkupjane “Koha” raporton se në të njëjtin takim rajonal është ftuar edhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati.
“Jozyrtarisht, pas refuzimit të ftesës nga ana e zv.kryeministrit Osmani, edhe ministri Bushati do ta ketë thuajse të pamundur të jetë pjesë e kësaj konference rajonale, e cila sipas të gjitha gjasave mund të dështojë”, shkruan “Koha” e Shkupit...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Nuk u ftua Kosova, Shqipëria e Maqedonia bojkotojnë ministralin në Banjallukë
-
S’ka takim mes Lajçakut dhe Osmanit, shkak agjenda e presidentes
-
Osmani: Kam më shumë informacione mbi Banjskën, do ta informoj Qeverinë
-
Sonte në “Interaktiv”, Bujar Osmani
-
Osmani: Refuzojmë ndërhyrjen e Serbisë në Maqedoni të Veriut për njohjen e Kosovës