Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka thënë se refuzojnë “ndërhyrjen dhe vërejtjet” e Serbisë për Maqedoninë e Veriut, pasi që e ka njohur Kosovën.
“Maqedonia e Veriut refuzon ndërhyrjen dhe vërejtjet e papërshtatshme nga zyrtarët fqinjë. Angazhohemi për stabilitet dhe bashkëpunim rajonal, duke përfshirë Republikën e Serbisë dhe Republikën e Kosovës”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Osmani ka thënë se presin sqarim nga ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, i cili deklaroi se me njohjen e Kosovës Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi gabuan dhe ndërhynë në punët e brendshme të Serbisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Osmani: Jemi kundër thirrjeve për kthim të ushtrisë serbe në Kosovë
-
Osmani: Ndërhyrja e Kurtit në Maqedoni të Veriut ndikoi në rënien e tij në Kosovë
-
Osmani kërkon që të mos merren seriozisht kërkesat e Vuçiqit
-
Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut shpreh keqardhje për incidentin me Osmanin
-
Osmani: Kam më shumë informacione mbi Banjskën, do ta informoj Qeverinë