Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar lidhur me dakordimin e Izraelit dhe Hamasit për fazën e parë të planit të paqes.
Në një postim në Twitter, Osmani ka lavdëruar presidentin amerikan Donald Trump, duke thënë se njerëzit e paqes janë të bekuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo ka thënë se Trumpi dhe administrata e tij, kanë treguar lidership të vërtetë në sjelljen e paqes mes popujve të Izraelit dhe Palestinës.
Osmani tutje ka shtuar se mirënjohja shkon edhe për ndërmjetësit e Katarit, Egjiptit dhe Turqisë, për siç ka thënë “rolin kyç” që kjo marrëveshje të bëhet e arritshme.
“Një moment përcaktues për paqen. Paqe që është urgjente. Paqe që ka kohë që duhej të arrihej. Presidenti Donald Trump dhe administrata e tij kanë treguar lidership dhe përkushtim të vërtetë për të sjellë paqe të qëndrueshme për izraelitët dhe palestinezët njësoj, si dhe përkushtim të palodhur për t’i dhënë fund vuajtjeve që kanë duruar breza të tërë njerëzish të pafajshëm”, ka shkruar në X, Osmani.
BLESSED ARE THE PEACEMAKERS!
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 8, 2025
A defining moment for peace.
Peace that is urgent.
Peace that is long overdue.
President @realDonaldTrump and his Administration have shown true leadership and commitment to bringing lasting peace for Israelis and Palestinians alike, and tireless… pic.twitter.com/GTIz1lHevZ