Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë pune në Finlandë me ftesë të presidentit Alexander Stubb.
Sipas njoftimit të Presidencës, vizita do të nisë me ceremoni zyrtare të organizuar në Pallatin Presidencial në Helsinki, e pastaj presidentët do të kenë takim të ndarë, pasuar nga takimi mes delegacioneve të të dyja shteteve.
Stubbi do të shtrojë drekë zyrtare për Osmanin dhe delegacionin e saj në pallatin presidencial në Helsinki.
Ndërsa gjatë vizitës, Osmani pritet të ndajë Medaljen Presidenciale Ushtarake për Forcat e Armatosura të Finlandës, për kontributin e tyre për paqe e siguri në Kosovë, në kuadër të forcave të NATO-s – misionit të KFOR-it.
Osmani pritet të ketë takime edhe me kryeparlamentarin e Finlandës dhe ministren e Punëve të Jashtme.
Edhe
Osmani: Finlanda gjithmonë krah Kosovës drejt së ardhmes euroatlanike
Sipas agjendës, ajo do të ketë edhe diskutim në Universitetin e Helsinkit me temën “Vizioni i Kosovës për integrimin evropian, paqen dhe stabilitetin”.
Osmani, sipas Presidencës, do të ketë takim edhe me përfaqësues të mërgatës kosovare.
-
Osmani: Çdo marrëveshje paqeje nuk duhet të inkurajojë ambiciet imperialiste të Rusisë
-
Osmani takon Prattipatin, diskutojnë për sigurinë në Kosovë
-
Osmani udhëton në Slloveni, merr pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s
-
Osmani pret nga Austria dhe Sllovenia ta përkrahin Kosovën si shtet kandidat në BE