Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se vrasësit mizorë të grave mund të ndalen vetëm nëse shoqëria bashkohet e rizgjohet kundër fenomenit.
Në një shkrim në Facebook, teksa ka reaguar për vrasjen e një 21-vjeçareje në Ferizaj, për të cilin rast u arrestua si i dyshuar ish-bashkëshorti, Osmani ka bërë thirrje që të ashpërsohen dënimet.
“Edhe një burrë që vranë një grua! Sërish femicid! Edhe një përkujtim se këta vrasës mizor të cilët ia kanë mësyrë të shkatërrojnë jo veç jetën e grave, por edhe thelbin e shoqërisë sonë mund të ndalen vetëm nëse të gjithë bashkohemi e rizgjohemi si shoqëri kundër këtij fenomeni të tmerrshëm. Mjaft më me dënime qesharake. Mjaft më me sistem të çalë të drejtësisë. Mjaft më me dështim të shtyllave që do të duhej të mbronin gratë tona, qytetarët tanë. Ngushëllime të sinqerta familjes! Dënim maksimal për vrasësin!”
Një 21-vjeçare u vra para objektit të Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj. Siç kanë konfirmuar autoritetet, i dyshuar është ish-partneri i saj. Të dy ishin takuar në QPS, gjatë kohës kur gruaja kishte dërguar fëmijën për ta takuar babanë. Si pasojë e të shtënave është plagosur vëllai i mitur i viktimës. Policia ka arrestuar 36-vjeçarin e dyshuar.
-
Të hënën protestohet në Prishtinë: Siguria e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare
-
Vrasje pranë Qendrës për Punë Sociale, 21-vjeçarja qëllohet me armë nga ish-bashkëshorti
-
Osmani për vrasjet në Kosovë: Pabarazia gjinore ka rrënjë të thella në shoqërinë tonë
-
Osmani diskuton për ndryshime në Kodin Penal me Haxhiun, Sveçlën e Hoxhën
-
Osmani: Duhet të çohemi të gjithë në këmbë kundër femicidit