Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar nevojën për rritjen e ndëshkimeve dhe ndryshimeve në Kodin Penal për dhunuesit apo vrasësit e grave.
Në një takim që ka pasur të martën me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe drejtorin e përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxha, Osmani ka thënë se hallka brenda institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë duhet të fuqizohen urgjentisht.
Takimi ishte ftuar pas vrasjes së një gruaje në Pejë sot, e dyta brenda pesë ditëve në Kosovë. Të premten, një 21-vjeçare në Ferizaj u vra nga ish-bashkëshorti në Qendrën për Punë Sociale.
“Në takim, Presidentja Osmani shprehu shqetësimin e thellë në lidhje me trendin alarmues të vrasjes së grave dhe nevojën urgjente që të fuqizohen të gjitha hallkat brenda institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë, të cilat kanë detyrim kushtetues që ta mbrojnë jetën e qytetarëve tanë. Përgjatë takimit u diskutua edhe nevoja e rritjes së ndëshkimeve e poashtu për ndryshimet e nevojshme në Kodin Penal”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Osmani, sipas njoftimit, ditëve në vijim do të zhvillojë takime me institucione të tjera relevante, “me kërkesën për rritjen e masave parandaluese, reaguese dhe ndëshkuese në raport me kryesit e këtyre veprave”.
-
Osmani takon institucionet e drejtësisë pas vrasjes së dy grave
-
Të mërkurën ditë zie në kujtim të vajzave e grave të vrara
-
Osmani për vrasjet në Kosovë: Pabarazia gjinore ka rrënjë të thella në shoqërinë tonë
-
Osmani: Duhet të çohemi të gjithë në këmbë kundër femicidit
-
Reagime për vrasjen e gruas në Pejë, situata cilësohet alarmante