Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj të dielën në kazermën “Adem Jashari” me rastin e “Ditës së Forcës” të organizuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, ka deklaruar se me bashkësinë ndërkombëtare ka koordinim të vazhdueshëm për tërë territorin e Kosovës dhe jo vetëm për një rajon specifik.
Gjatë adresimit për shtyp, Osmani ka thënë se koordinimi me NATO-n nuk duhet parë si diçka negative.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Dokumentet të cilat kanë të bëjnë me pjesë të caktuara të territorit, kanë fuqi atëherë kur ratifikohen në Kuvend. Deri më tani kam pasur disa takime me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe natyrisht se diskutojmë për ndërveprimin tonë më NATO-n dhe koordinimi ynë me NATO-n është për tërë territorin e Kosovës të pandashëm dhe të pacenueshëm. Nuk duhet ta shohim si diçka negative koordinimin me NATO-n”, ka thënë Osmani.
Ajo ka shtuar se FSK-ja po ka treguar sukses të madh në transformimin e saj në Ushtri të Kosovës, ndërsa synimi i vendit është anëtarësimi në NATO.
“Forca e Sigurisë së Kosovës po vazhdon me një sukses të madh periudhën e tranzicionit dhe natyrisht po punon duke pasur parasysh që si orientim strategjik si shtet e kemi anëtarësimin në NATO aty ku edhe e kemi vendin, sepse ushtarët tanë tashmë janë duke kontribuar në misione jashtë vendit krahas ushtrisë amerikane, së shpejti edhe krahas ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar. Dua ta falënderoj komandantin e FSK-së por edhe secilin ushtarak për punën e jashtëzakonshme, për gatishmërinë e tyre të misionit të shenjtë për të qenë në mbrojtje të Republikës sonë”, ka thënë ajo.