Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se për Kosovën është i rëndësishëm anëtarësimi në NATO, dhe për këtë ka kërkuar mbështetjen e Bullgarisë, me presidentin e së cilës u takua.
Ajo ka shtuar se Kosova vazhdon që ruajë raportet fqinjësore.
“Duke ditur sfidat e sigurisë që po kalon kontinenti, sidomos rajoni ynë, është e rëndësishme që Kosova të bëjë hapa përpara drejt anëtarësimit në NATO. Vetëm anëtarësimi i të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor do të ketë efekt afatgjatë për paqe”, ka thënë ajo pas takimit me presidentin bullgar.
Osmani ka deklaruar se shpreson edhe në anëtarësimin në BE, duke shtuar tutje se mosanëtarësimi jep mundësi për destabilizim.
“Udhëheqja e guximshme dhe vendimet dhe vendimtare të aleatëve tanë janë të nevojshme për të përshpejtuar pranimin bazuar në merita të vendeve të rajonit në BE dhe NATO. Çdo hezitim do të krijonte boshllëk duke u dhënë mundësi akterëve keqdashës ta destabilizojnë jo vetëm Kosovën, por rajonin”, ka shtuar ajo.
-
Si mund ta shfrytëzojë Kosova momentin gjeopolitik për t’u afruar me NATO-n?
-
Osmani: Anëtarësimi në BE është fat i Kosovës, kemi punuar shumë për këtë
-
Osmani: Anëtarësimi në NATO më urgjent për Kosovën sesa integrimi evropian
-
Osmani: Serbia në vazhdimësi bën përpjekje për dëmtim të sovranitetit të Kosovës
-
Osmani: Evropa ta përqendrojë vëmendjen në Ballkanin Perëndimor, si hap kyç për sigurinë