Në një bisedë në podcastin PIKË, veprimtari i njohur dhe themeluesi i lobit shqiptaro-amerikan, Osman Osmani, ka ndarë historinë se si u bë papritur komshi me ish-presidentin amerikan Bill Clinton dhe fjalët e para që ai ia tha pasi e mori vesh se është shqiptar.
“Fati... nuk di si me thanë. Bill Clinton më ka ardhur disa herë në shtëpi. U bëmë komshinj. Bleu shtëpi afër ku unë jetoj, dhe erdhi vetë të më takojë”, rrëfen Osmani.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTakimi i tyre u shoqërua me një bisedë të ngrohtë, siç e shpjegon Osmani, ku Clinton i tha: “Unë Kosovën e kam çliruar – unë i kam kthyer kosovarët në shtëpi”.
Osmani kujton me emocion se gjatë takimeve, Clinton, por edhe gruaja e tij Hillary, nuk kanë mundur t’i ndalin lotët kur flisnin për vuajtjet e shqiptarëve në Kosovë.
“I thashë se kosovarët s’kanë për ta harruar kurrë këtë gjest. Por i kujtova se puna nuk është përfunduar, sepse fshatrat ishin shkatërruar, toka djegur, njerëzit pa asgjë”, shton ai.
Osmani rrëfeu se Bill Clintoni i bëri ftesë familjes së tij për të pritur festa të ndryshme në Shtëpinë e Bardhë.