Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, ka thënë se shumë njerëz e kishin parë atë si të çmendur kur kishte vendosur që NATO të niste një fushatë ajrore ndaj Serbisë për ta ndalur luftën në Kosovë.
“Unë u thash atyre prisni e shihni: Do të jetë e vetmja herë në botën moderne ku një luftë do të fitohet vetëm përmes fuqisë ajrore, sepse kosovarët nuk përulen kurrë dhe përfundimisht do të bëhet tepër e shtrenjtë për serbët që të vazhdojnë luftën. Dhe ne do të shpëtojmë shumë jetë kështu”, ka thënë Clinton gjatë panelit të “Clinton Global Initiative” me titullin “Çfarë më pas?”
Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, ka folur për numrin e madh të shqiptarëve në New York, duke thënë se dy persona me mbiemrin Osmani jetojnë në rrugën ku jeton ai.
Clinton ka thënë se jeta e tij ka qenë e lidhur me shqiptarë, për çka ka thënë se ndihet krenar me popullin e Kosovës.
Ai ka lavdëruar presidenten Vjosa Osmani për rritjen ekonomike dhe situatën e sigurisë.
Edhe
Osmani dhe Clinton bashkohen në rrëfimin për Kosovën në New York
Ai tha se është i rrethuar me shqiptarë në vendin ku jeton dhe se gjithmonë i merr informatat e para.
Clinton ka treguar edhe se në një restaurant me pronar shqiptar në New York, menaxher është një serb.
-
Osmani kujton fjalët e Clintonit pasi u bënë komshinj: Më tha ‘unë Kosovën e kam çliruar’
-
Osmani në Berlin: Falë Clintonit, Kosova sot frymon e lirë
-
Osmani: Historia e Kosovës dëshmi e fuqisë së partneriteteve, aleancave dhe demokracisë
-
Përvjetori i bombardimeve të NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë