Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Reagimet e liderëve shtetërorë e partiakë për vdekjen e Albrightit

Liderë shtetërorë e partiakë në Kosovë dhe Shqipëri kanë reaguar me mesazhe emocionuese për vdekjen e ish-Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright.

Albright vdiq të mërkurën në moshën 84-vjeçare.

Më poshtë reagimet e liderëve shtetërorë e partiakë.


Kurti për Albrightin: Partnere me ata që e ndoqën paqen dhe demokracinë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se lajmin për vdekjen e ish-Sekretares, Madeleine Albright, e mori me pikëllim, derisa shtoi se ishte grua e shquar për moral të pakompromis për SHBA-në.

Edhe Ambasada e SHBA-së në 3-vjetorin e vdekjes së Albrightit: Shpëtoi shumë jetë Arbëri Ambasada e SHBA-së në 3-vjetorin e vdekjes së Albrightit: Shpëtoi shumë jetë

“Një mike e Kosovës deri në fund dhe një partnere me të gjithë ata që ndoqën paqen, lirinë dhe demokracinë. Do të na mungosh, zonja sekretare”, shkroi Kurti në Twitter të mërkurën mbrëma.


Osmani: Kosova do ta kujtojë Albrightin si miken më të madhe të saj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur e tronditur nga vdekja e ish-Sekretares së Shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright, duke e cilësuar atë si miken më të madhe të Kosovës.

Osmani e ka kujtuar kohën kur Albright, sipas saj, ka dhënë shpresë dhe është bërë zëri i Kosovës në kohët më të vështira të saj.

“E njohu dhimbjen e popullin tonë sepse edhe vet e kishte përjetuar persekutimin qysh në fëmijëri, prandaj qëndroi e vendosur kundër Millosheviqit deri në ndaljen e gjenocidit të tij në Kosovë. E përkrahi pareshtur Kosovën deri në frymën e fundit, prandaj populli i Kosovës do ta kujtojë përjetësisht”, ka shkruar më tej Osmani në Facebook.

Ish-Sekretarja e Shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright, ka vdekur të mërkurën në moshën 84-vjeçare. Albright ishte sekretare në kohën kur në Kosovë u zhvillua lufta.


Konjufca: Albright, simboli i guximit kundër barbarisë së Millosheviqit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se ish-Sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright, dhe kontributi i saj do të mbeten të paharruar për Kosovën.

Konjufca e ka quajtur Albrightin simbol të guximit kundër barbarisë së ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviq.

“Kontributi i zonjës Albright për çlirimin, paqen, lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Republikës së Kosovës, do të mbetet i paharruar në mendjet dhe zemrat tona. Në këto çaste dhimbjeje për humbjen e politikanes së shquar e pragmatiste, shpirtit të humanizmit dhe simbolit të guximit kundër barbarisë së Milosheviqit, bashkëndjejmë me familjen Albright, të afërmit dhe mbarë popullin amerikan”, ka shkruar ai në Facebook.


Pacolli: Kosova duhet të shpallë ditë zie për Albrightin

Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, deklaroi se ish-Sekretarja e Shtetit do të mbetet në historinë e shqiptarëve si heroinë, derisa tha se Kosova duhet të shpallë ditë zie në nderim të saj.

“Ajo pati kurajon që me vendosmëri ta udhëheq botën e lirë, për ndalimin e gjenocidit ndaj popullit tonë, çlirimin e Kosovës dhe ndërtimin e shtetit. Kosova duhet të shpallë ditë zie, në respekt të zonjës së madhe Albright”.

 

Lamtumirë zonja e madhe Madeleine Albright. Gruaja e parë në historinë e SHBA që ishte në krye të diplomacisë, do të...

Posted by Behgjet Pacolli on Wednesday, March 23, 2022

Abdixhiku: Albright, kampione e demokracisë

Edhe Kurti në dyvjetorin e vdekjes së Albrightit: Kosova do të jetë gjithmonë mirënjohëse Arbëri Kurti në dyvjetorin e vdekjes së Albrightit: Kosova do të jetë gjithmonë mirënjohëse

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka quajtur kampione të demokracisë dhe themeltare të mbështetjes për Kosovën ish-Sekretaren, Madeleine Albright.

Ai shkroi në Facebook të mërkurën se Albgriht do të mbetet emër i gravuar në historinë e Kosovës.

“Emra të tillë janë të rrallë; sonte humbëm një ikonë të lirisë! Madeleine Albright ka vënë një standard të papërsëritshëm të mbështetjes këmbëngulëse për vendin tonë”, ka shkruar ndër të tjera ai.

 

Një kampione e demokracisë, një themeltare e mbështetjes ndërkombëtare për Kosovën në orën tonë më të vështirë,...

Posted by Lumir Abdixhiku on Wednesday, March 23, 2022

Rama: Albright mbikëqyri rrugën e lirisë së Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka quajtur lajm të trishtë ndarjen nga jeta të ish-Sekretares së Shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright.

Derisa e ka publikuar një fotografi të mikes së madhe të shqiptarëve me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, Rama ka thënë se Albright ishte gruaja që e ka mbikëqyrë rrugën e lirisë së Kosovës.

“Lajm i trishtueshëm ndarja nga jeta e sekretares së Shtetit Madalene Albright, gruaja që mbikëqyri rrugën e lirisë së Kosovës. Respekt”, ka shkruar Rama në Facebook.


Haradinaj: Kosova do ta kujtojë angazhimin e Albrightit për lirinë dhe konsolidimin e shtetit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova do ta kujtojë gjithmonë ish-Sekretaren e Shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright dhe angazhimin e saj për të shtyrë përpara përpjekjet për lirinë e Kosovës dhe konsolidimin e shtetit.

“I pikëlluar për humbjen e mikes së madhe të Kosovës, sekretares Albright. Kosova e populli i saj do të kujtojnë gjithmonë, angazhimin e saj për t’i dhënë zë dhe rrugë, përpjekjeve tona për liri e konsolidim të shtetit të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai ka shprehur ngushëllime për familjen, miqtë dhe gjithë popullin amerikan për humbjen e Albrightit.


Krasniqi: Albright, personalitet i papërsëritshëm dhe simbol i lirisë për shqiptarët

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka quajtur ish-Sekretaren e Shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright, personalitet të papërsëritshëm dhe simbol të lirisë për shqiptarët.

Edhe Osmani nderon Albrightin në dyvjetorin e vdekjes Arbëri Osmani nderon Albrightin në dyvjetorin e vdekjes

Krasniqi tha se Madeleine Albright ka qenë simbol edhe i diplomacisë amerikane në botë.

“Ajo do të mbetet përherë e dashur në zemrën e secilit qytetar të Kosovës, për rolin e saj vendimtar në ndalimin e gjenocidit serb në vendin tonë. Ajo ishte e lidhur fort nga dashuria për Kosovën dhe këtë më së miri e tregon thënia e saj: ‘Kosova më bën krenare më së shumti në gjithë karrierën time’”, ka shkruar ai.