Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani: Gjuha e urrejtjes e Serbisë ndaj shqiptarëve ka mbizotëruar gjatë tërë historisë

Për gjuhën e urrejtjes së Serbisë ndaj popullit shqiptar, kandidatja për presidente të vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se kjo gjuhë ka qenë mbizotëruese gjatë tërë historisë.

Osmani përmes Twitter ka thënë se vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë në Beograd për ta refuzuar dënimin e gjuhës së ministrit të Brendshëm Alekandër Vulin, është një njollë në historinë e humnerës së qeverisë serbe.

“Kjo duhet të jetë një hapje sysh për të gjithë ata që kanë shpresuar se Serbia do përmirësohej”, ka shkruar Osmani.

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, i është drejtuar deputetëve të këtij Kuvendi për herë të parë në gjuhën shqipe, vetëm një ditë pasi Gjykata e këtij shteti kishte lejuar termin ofendues “šiptari”.

Kamberi njoftoi se Gjykata e Lartë në Beograd kishte refuzuar të shpallte fajtor ministrin Aleksandër Vulin për diskriminim, fyerje e gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve. Për këtë Gjykatë s’vlente as vendimi i Gjykatës së Apelit, që më 2018 kishte sanksionuar përdorimin e këtij termi si gjuhë të urrejtjes.