Presidentja Vjosa Osmani iu ka bërë thirrje qytetarëve që të regjistrohen, pasi sipas saj, nëpërmjet këtij procesi do të identifikohen nevojat e secilit.
Osmani ka shkruar në Facebook se investimet në shumë fusha do të përcaktohen nëpërmjet mbledhjes së të dhënave nga procesi i regjistrimit.
“Kanë mbetur vetëm edhe 4 ditë për t’u regjistruar! Një lutje për të gjithë qytetarët tanë në Kosovë e në mërgatë: REGJISTROHUNI! Investimet në infrastrukturë, shëndetësi, arsim e shumë fusha të tjera të rëndësishme, do të përcaktohen nga të dhënat që mblidhen nga procesi i regjistrimit. Regjistrohuni që të dëgjohet zëri juaj, të identifikohen nevojat e secilit dhe që çdo qytetar të përfaqësohet, pa dallim”, thuhet në njoftimin e Osmanit.
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka njoftuar se deri të hënën janë regjistruar mbi 1 milion e 400 mijë qytetarë në tërë territorin e Kosovës.
Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të ASK-së, Avni Kastrati, ka theksuar se në tërësi procesi ka shkuar mirë, por disa komuna kanë kërkuar shtyrjen e procesit të regjistrimit, por këtë tha Kastrati se s’po e shohin të arsyeshme.
-
Regjistrohen mbi 1.4 milion banorë rezidentë, AKS-ja ju bën thirrje qytetarëve të regjistrohen
-
ASK: Mbi 1 milion e 420 mijë qytetarë të regjistruar deri më tani
-
Kastrati: Rreth 530 mijë banorë të regjistruar deri tani në Kosovë
-
Osmani thotë se qytetarët e kthyen në LDK
-
Osmani s’e përjashton kandidimin në zgjedhje, do të vendosë pas atyre të dhjetorit