Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar që të parandalohen përpjekjet e Serbisë për të minuar zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tash, në një takim me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në Podgoricë të shtunën.
Në takimin mes Osmanit dhe Escobarit, ndër të tjera, janë diskutuar zhvillimet e fundit në Kosovë e rajon, por sipas njoftimit të Presidencës, fokusi ka qenë në zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë të arritura në Bruksel dhe Ohër.
Osmani ka theksuar se Kosova përbën palën konstruktive dhe ka potencuar se zbatimi i marrëveshjeve duhet të jetë i plotë, ndërkohë që sipas saj, duhen parandaluar përpjekjet e Serbisë për ta minuar zbatimin e tyre.
“Në këtë kontekst, Osmani ka theksuar se Republika e Kosovës është pajtuar me zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe Ohër, si tërësi dhe pa parakushte të cilat synojnë përqendrimin vetëm në një nen apo në një pjesë të marrëveshje”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Osmani ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme dhe garancën e tyre që i gjithë procesi të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe në funksion të ruajtjes se funksionalitetit të shtetit dhe përshpejtimit të integrimit ndërkombëtar.
Osmani ka marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Malit të Zi, Jakov Milatoviq. Ishin të pranishëm të gjithë liderët rajonalë, përfshirë mysafirë nga SHBA-ja dhe BE-ja.
-
Osmani: Trump parandaloi përpjekjet e Serbisë për përshkallëzim në Kosovë
-
Osmani: Mungesa e vullnetit të Serbisë për t’i zbatuar marrëveshjet, pengesë serioze për përparim në dialog
-
Osmani: Kosova të ketë më shumë bashkërendim dhe bashkëpunim me SHBA
-
Osmani: Bashkëpunimi me SHBA-në duhet të jetë bosht i veprimeve tona
-
Escobar: Plani evropian siguron paqe afatgjate dhe integrim në strukturat euroatlantike