Arbëri

Osmani e zyrtarët e NATO-s diskutojnë për shtim të bashkëpunimit

Foto: Presidenca

Foto: Presidenca

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar të enjten zyrtarë të NATO-s, Ralf Peter Hammerstein, drejtor në largim i ekipit këshillues dhe ndërlidhës, Christian Nawrat, drejtor i ardhshëm i ekipit dhe shefen e sektorit të operacioneve aktuale në NATO, Ariella Viehe.

Presidenca ka njoftuar nëpërmjet komunikatës së në takim është diskutuar mundësia e shtimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe NATO-s, për zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe misionet e përbashkëta. Osmani ka deklaruar NATO-ja dhe KFOR-i kanë besueshmëri të lartë nga qytetarët e vendit.

“Gjithashtu, drejtorit në ardhje, gjeneralit Naërat, i dëshiroi suksese duke besuar se në mandatin e tij sipas traditës së deritashme, niveli i bashkëpunimit të ndërsjellë do të vazhdojë në kuadër të mandateve respektive. Presidentja Osmani në këtë takim ritheksoi përkushtimin për maksimizimin e mundësive të bashkëpunimit Kosovë-NATO për zhvillimin dhe avancimin e mëtejmë të FSK-së me standardet më të larta të NATO-s, të gatshme dhe të ndërveprueshme me forcat aleate dhe partnere të NATO-s në misione të përbashkëta, krahas synimit tonë strategjik shtetëror drejtë anëtarësimit të plotë në NATO”, thuhet në komunikatë.

Osmani e zyrtarët e NATO-s kanë diskutuar edhe për situatën aktuale të sigurisë.