Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim admiralin Stuart B. Munsch, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli.
Në këtë takim, Osmani ka vlerësuar lartë rolin e KFOR-it në garantimin e paqes dhe sigurisë për qytetarët e Kosovës, duke theksuar se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe KFOR-it është jetik për stabilitetin dhe sigurinë në vend.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPresidentja theksoi gjithashtu se Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën euroatlantike, duke zhvilluar Forcën e Sigurisë së Kosovës sipas standardeve të NATO-s dhe duke përmbushur zotimet ndaj Aleancës.
Në qendër të bisedës ishin edhe sfidat e sigurisë në veri të vendit dhe kërcënimet e vazhdueshme nga Serbia. Osmani potencoi rëndësinë e rolit të KFOR-it si faktor parandalues i eskalimeve dhe garantues i paqes.
Ajo shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s dhe përsëriti vendosmërinë e Kosovës për të qenë një partner i besueshëm e aktiv i botës demokratike.