Pas vendimit për ta kthyer Ligjin për Këshillin e Sigurisë së Kosovës, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë vendim që ta kthejë edhe Ligjin për mbrojtjen e konsumatorit.
Në një komunikatë për media, Presidenca tha se Ligji për konsumatorin është kthyer për shkak të dispozitave të caktuara “të cilat rrezikojnë mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetin e qytetarëve”.
“Në nenin 4 të Ligjit, shprehimisht përcaktohet që ky Ligj ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit dhe mjedisit të konsumatorëve. Sidoqoftë, neni 17, paragrafi 4 i Ligjit të miratuar nga Kuvendi pamundëson realizimin e qëllimit të synuar të Ligjit në raport me mbrojtjen e shëndetit dhe mjedisit të konsumatorit. Kjo sepse i njëjti cenon mundësinë e zbatimit të obligimeve kushtetuese të institucioneve kompetente në fushën e mbrojtjes së mjedisit, pasi që kufizon aplikimin e masave të tjera, siç mund të ishte kalimi në paketimin më të qëndrueshëm dhe më miqësor për mjedisin”, thuhet në vendimin e Osmanit.
Në vendim u tha se ky ligj bie në kundërshtim edhe me disa nene të Kushtetutës dhe krijon kolizion ligjor me Ligjin për mbeturina.
-
Oda Amerikane mirëpret kthimin për rishqyrtim të Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit
-
Presidentja Osmani kthen në Kuvend dy ligje
-
Osmani ia kthen Kuvendit Ligjin për Këshillin e Sigurisë
-
Kthehet Ligji për Këshillin e Sigurisë, Miftaraj: Osmani i tregoi Qeverisë e Kuvendit se s’dinë të hartojnë ligje
-
Ankesa për çmimet e larta, qytetarët thonë se me vështirësi po i përballojnë shpenzimet