Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se të zhdukurit me dhunë janë plaga më e thellë e Kosovës dhe se do të shumëfishojnë përpjekjet për të zbardhur fatin e tyre e për të kërkuar përgjegjësi nga Serbia.
Ajo ka thënë se çështja e të zhdukurve është prioritet në procesin e dialogut me Serbinë dhe nuk mund të jetë ndryshe.
Osmani ka folur para labidarit përkujtimor për personat e zhdukur në oborrin e Kuvendit të Kosovës, ku ka vendosur buqetë me lule së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Ashtu sikur memoriali para të cilit ne përkujtojmë dhimbjen tonë të përbashkët, ashtu do t’u mungojnë ata jo vetëm shpirtit të gjithsecilit prej nesh, por shpirtit të shtetit të tërë, të kombit të tërë. Fati i tyre bëhet më tragjik kur dihet se janë në duar të shtetit serb. Shtet që ka ushtruar gjenocid ndaj popullit të Kosovës, e fatkeqësisht ende nuk po distancohet nga e kaluara e tmerrshme e nga krimet që ka kryer ndaj popullit tonë. Por duke e ditur se të zhdukurit me dhunë janë plaga jonë më e thellë, ndër plagët më të mëdha të Kosovës së pasluftës, kjo i bën përpjekjet tona shumëfishë më të mëdha për të zbardhur fatin e tyre e për të kërkuar përgjegjësi nga Serbia, për t’u siguruar se asnjë çështje nuk është më prioritare në procesin e dialogut me Serbinë sesa kthimi i më të dashurve tanë. Asnjë humbje nuk është më e madhe, rrjedhimisht asnjë çështje nuk mund të jetë asnjëherë më e madhe”, ka thënë Osmani.
-
Osmani: Regjimi i Vuçiqit mban peng zbardhjen e fatit të të zhdukurve
-
Udhëheqës shtetërorë kërkojnë zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë
-
Kërkohet zbardhja e fatit të personave të zhdukur me dhunë në Kosovë
-
Osmani për Masakrën e Mejës: Çdo person i zhdukur është betim i yni për drejtësi
-
Osmani: Serbia ende fle mbi varreza masive të civilëve të pafajshëm