Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, i ka quajtur plagën më të thellë të Kosovës mbi 1600 të zhdukurit me dhunë gjatë luftës së fundit.
Osmani ka thënë se Serbia po e përsërit krimin duke e mohuar të vërtetën dhe se po shkel marrëveshjet e arritura duke mos i hapur arkivat.
“Mbi 1600 të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, shumë prej tyre fëmijë, ende mbesin plaga më e thellë e Kosovës. Synim i regjimit gjenocidal të Serbisë ishte shfarosja dhe shkatërrimi i identitetit tonë, i të ardhmes sonë. Duke e mohuar të vërtetën, Serbia po e përsëritë vazhdimisht krimin. Duke mbajtur arkivat e mbyllura, pavarësisht dakordimit të Brukselit që e kërkon të kundërtën, Serbia po shkel edhe marrëveshjet e arritura. E vërteta nuk mund të fshihet prapa propagandës se kinse Serbia qenka pro paqes dhe pro integrimit në BE. E vërteta është një dhe e vetme: në vitin 2024, Serbia ende fle mbi varreza masive të civilëve të pafajshëm”, ka shkruar Osmani në Facebook në Ditën ndërkombëtare të personave të zhdukur me dhunë.
-
“Plaga e hapur”, Osmani: Serbia vazhdon të flejë mbi varreza masive
-
Osmani: Serbia ende fle mbi varreza masive
-
Osmani pas kërkesës së ZPS-së: Gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe ato të luftës i kreu Serbia
-
Osmani për masakrën e 3–4 shkurtit 2000 në Mitrovicë: Drejtësia mbetet kërkesë e pandalshme
-
Osmani: Urgjencë kombëtare, dokumentimi i krimeve të kryera gjatës luftës në Kosovë