Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në shënim të Ditës së të pagjeturve ka thënë se Serbia po vazhdon të bëjë krime të dyfishta. Ajo e ka akuzuar Serbinë se po vazhdon ta shkelë marrëveshjen për personat e pagjetur, duke i shpërfillur kërkesat e Kosovës për hapjen e arkivave të policisë dhe ushtrisë serbe në lidhje me mijëra personat e zhdukur me forcë gjatë luftës së viteve 1998/1999 në Kosovë.
Në një deklaratë pas homazheve te Memoriali për të Pagjeturit më 27 prill në Prishtinë, Osmani e ka quajtur 27 prillin ditën më të dhimbshme në historinë e vendit dhe plagë të hapur derisa nuk zbardhet fati i të pagjeturve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sot është një nder ditët më të dhimbshme në historinë e Kosovës, sepse përveç që shënojmë 25 vjetorin e masakrës më të madhe të kryer kundër shqiptarëve në Kosovë në luftën e fundit, pra masakrën e Mejës, po ashtu edhe i bashkohemi dhimbjes së gjithë familjarëve të të zhdukurve me dhunë të cilët edhe 25 vitet pas akoma e kanë dhimbjen dhe mungesën e pa përshkueshme me fjalë”, ka thënë ajo.
Osmani është shprehur se Serbia po vazhdon t’i fshehë krimet dhe t’i humbë gjurmët e atyre që ka kryer gjatë luftës në Kosovë.
“Është një dhimbje që ta shpon shpirtin sepse për dallim nga shumë tjerë që kanë humbur më të dashurit, familjet e të zhdukurve akoma nuk kanë ku ta vendosin një lule për t’i përkujtuar familjarët e tyre. Siç po e shohim edhe nga shoqata e familjareve të të zhdukurve me dhunë që janë sot me në një numër i madh i tyre janë fëmijë të vegjël edhe sot Serbia vazhdon të fle mbi varreza masive edhe sot Serbia vazhdon të bëjë krim të dyfishtë sepse njëherë e kreu krimin dhe pastaj bëri çmos që ta fshehë atë duke i fshehur gjurmët e krimit edhe 25 vite pas përkundër faktit që kryetari i komisionit qeveritar Andin Hoti disa herë i ka drejtuar letra Serbisë, duke kërkuar që në përputhje me marrëveshjen në Bruksel të hapën arkivat për të dhënat e brigadave edhe policore edhe ushtarake për të cilat ka dëshmi të qarta se kanë marrë pjesë në masakra. Por po ashtu edhe në operacionin e pasluftës për fshehjen e trupave, Serbia akoma nuk bëhet e gjallë në përgjigjen ndaj këtyre kërkesave dhe akoma vazhdon që ta shkelë këtë marrëveshje kaq të rëndësishme të arritur në Bruksel”, ka theksuar presidentja.
Në Kosovë më 27 prill shënohet Dita Kombëtare e të Zhdukurve me Forcë gjatë luftës. Rreth 6,000 njerëz u zhdukën gjatë luftës së fundit, prej të cilëve mbi 1.600 janë ende të pagjetur.