Përfaqësues të Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) dhe disa studentë të Universitetit të Prishtinës kanë kërkuar suspendimin e profesorit të Fakultetit të Mjekësisë, Milaim Sejdini, me pretendimin se ai dyshohet për shkelje të rënda disiplinore.
Me moton “Profesori ngacmon, Senati avancon”, protestuesit kanë kërkuar që Senati i Universitetit të Prishtinës të mos e avancojë profesor Sejdinin në gradën e profesorit të rregullt.
Sipas tyre, Sejdini ngarkohet me veprën falsifikim, plagjiaturë dhe ngacmim seksual të një specializanteje.
Policia e Kosovës i ka thënë gazetës se ndaj profesorit nuk ka kallëzim penal për shkeljet e pretenduara nga protestuesit.
Edhe Gjykata Themelore, nëpërmjet një certifikate të datës 22 tetor të këtij viti, ka konfirmuar se ndaj Sejdinit nuk është duke u zhvilluar procedurë penale.
Studenti i Universitetit të Prishtinës, Blendon Arifi, në protestën para Rektoratit ka thënë se kërkesë e tyre është suspendimi i profesorit Sejdini dhe fillimi i një hetimi të thellë ndaj dyshimeve të ngritura kundër tij.
Profesori Sejdini e ka mohuar se ai ka ngacmuar seksualisht këtë specializante. Madje, sipas tij, për shkak se specializantja kishte rënë disa herë nga kollekfiumet, ai ishte sulmuar në zyrën e tij nga bashkëshorti i specializantes.
Edhe
Me protestë para Rektoratit të UP-së kërkohet suspendimi i profesorit të mjekësisë
Prokuroria konfirmon se Sejdini nuk është i akuzuar, por viktimë
Në një vërtetim të prokurorit të shtetit, Shenaj Berisha, të datës 8 nëntor, theksohet se Prokuroria ka pranuar kallëzim penal nga Stacioni policor Jugu në Prishtinë, ku i pandehur është F.D. për veprën penale sulm, ndërsa i dëmtuar është Milaim Sejdini./Edona Kutleshi
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Krasniqi deklarohet i pafajshëm për akuzat për ngacmim seksual në UP
-
Një vit pasi u denoncua për ngacmim seksual, ngrihet aktakuzë ndaj profesorit Xhevat Krasniqi
-
Lëvizja Feministe Studentore ia ndërpret fjalën rektorit
-
ORCA e konsideron “ilegal” vendimin e Këshillit të Etikës për profesorin Xhevat Krasniqi