Asnjë nga tre kandidatët për t’u zgjedhur në pozitën e rektorit në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë nuk plotëson kriteret e nevojshme, ka konstatuar Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORC), transmeton KTV.
Nëpërmjet një njoftimi kjo organizatë ka thënë se kandidatët Afrim Selimaj, Fadil Millaku, Armand Krasniqi “në forma të ndryshme kanë shkelur parimet universale të transparencës dhe etikës akademike”.
“ORCA udhëzon organet përgjegjëse që të mos e zgjedhin asnjë nga kandidatët aktualë në pozitën e rektorit të Universitetit të Pejës”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Universiteti “Haxhi Zeka” paditet nga tre profesorë
-
Gjashtë kandidatë për pozitën e Rektorit, ORCA e konteston kredibilitetin e disa prej tyre
-
ORCA: Sasia e cilësia e kandidatëve për rektor, dëshmi se nuk ka besim në proces
-
Sipas ORCA-s, në Universitetin e Pejës 70% e profesorëve nuk i justifikojnë titujt e tyre akademikë
-
Studentët protestuan kundër vlerësimit të Agjencisë së Akreditimit