Studentët e universitetit publik “Haxhi Zeka” në Pejë, të martën, kanë protestuar kundër ekspertes rumune, e cila në cilësinë e ekspertes së jashtme të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, ka vlerësuar se universiteti “Haxhi Zeka” nuk i plotëson kriteret për akreditim.
Ky vlerësim ka shkaktuar reagimin e studentëve të këtij universiteti mu ndaj ekspertes rumune, shkruan sot Koha Ditore.
“Vlerësimi i të ashtuquajturve ekspertë të jashtëm, që për koincidencë rezultojnë të jenë rumunë, shtetas të shtetit i cili nuk e ka njohur Republikën e Kosovës si shtet dhe janë kundër çdo arritjeje të vendit tonë është i papranueshëm, dhe si i tillë do të kundërshtohet ashpër nga studentët e universitetit ‘’Haxhi Zeka’’ në Pejë”, u tha në këtë protestë.
Studentët shprehën besimin e tyre në punën e menaxhmentit të Universitetit, duke përfshirë stafin akademik dhe administrativ, dhe se siç tha Detroit Rrahmani, njëri prej studentëve organizatorë të kësaj proteste, nuk do të lejojnë qe një vlerësim i tillë të marrë formë të vendimit të prerë.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Universiteti “Haxhi Zeka” paditet nga tre profesorë
-
S’ka afat të nëntorit në “Kadri Zeka”, protestojnë studentët
-
Pas përjashtimit nga ENQA, universitetet publike ndihen viktimë e mospunës së KSHC-së dhe MASHT-it
-
Tri universitetet e paakredituara presin vendim tjetër, KSHC thotë se nuk janë në agjendë
-
Haradinaj e quan vendim “mafioz” mosakreditimin, ekspertja rumune paralajmëron padi