“Masat kanë mbetur prapa nesh dhe tani duhet të fillojmë të ecim përpara”, ka deklaruar ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Avio Orav, derisa ka komentuar largimin e tërësishëm të masave të vendosura ndaj Kosovës në qershor të vitit 2023.
Ambasadori Orav ka theksuar se largimi i tyre mori kohë pasi është dashur që të arrihet një konsensus i të gjitha vendeve anëtare të BE-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Problemi ka qenë se ne është dashur të kemi konsensusin e të gjitha vendeve anëtare dhe kjo mori sa kohë, pra është e vërtetë nuk ka masa kundër vendeve të tjera, por si ambasador në Kosovë, nuk është puna ime të komentojë se çfarë ndodhë në vendet fqinje, por e vlerësoj atë që bënë Kosovë në fushën e politikes së jashtme”, ka thënë ai.
Tutje Orav ka thënë se largimi i masave erdhi pas largimit të problemeve në komunat veriore.
“Kur janë aplikuar masat ndaj Kosovës ka pasur arsye të qarta pse është bërë kjo, ato probleme që kanë ekzistuar atëherë tani janë zhdukur pas zgjedhjeve lokale ku pushteti është transferuar në mënyrë të rregullt ku kryetarët e komunave në komunat veriore të Kosovës kanë marr detyrat pa ndonjë problem, ku policia është larguar nga objektet komunale, kjo ka qene arsyeja pse ne kemi pasur mundësin të ecin përpara”, ka deklaruar ambasadori i Bashkimit Evropian.
E derisa është pyetur se pse Bashkimi Evropian nuk i ka vendosur masa ndëshkuese edhe Serbisë, Ambasadori Orav ka thënë se nuk mund të komentojë një gjë të tillë.
Ai po ashtu ka shprehur gatishmërinë e BE-së që tani të angazhohet në programe dhe projekte të reja me Kosovën sa më shpejt që të jetë e mundur. Por sipas tij që të ketë angazhime të tilla njëherë duhet të ketë sqarime se çfarë po ndodh me çështjen e presidentit.
Orav ka deklaruar se BE-ja nuk mundet t’i tregojë Kosovës së kënd ta zgjedhë president.
“Zgjedhja e presidentes apo presidentit është zgjedhje e juaj, sigurisht e parlamentareve tuaj të cilët sipas kushtetutës duhet të votojnë të propozojnë kandidat. Nëse askush nuk propozon kandidat për ne si vëzhgues ndërkombëtarë nuk di çfarë të them. Nuk e di cilat janë pritjet nga ne në këtë rast, por mendoj se Kosova është mjaft e pjekur, ne nuk kemi qasje që të ju tregojmë se si të zgjidhni presidentin apo kënd ta zgjidhni”, ka shtuar ai.
Ai ka thënë se çka do që të vendosë Gjykata Kushtetuese në lidhje me çështjen e presidentit por edhe për çështjet e tjera, Bashkimi Evropian do të jetë i kënaqur me atë vendim.
Sipas tij deri më tani janë testuar limitet e Kushtetutës.