Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

OMEJL e alarmuar me rastin e marrjes së telefonit të gazetares së Kohës Ditore

Foto: Koha

Organizata e Mediave të Evropës Juglindore (SEEMO - OMEJL) është shprehur e alarmuar në lidhje me rastin e gazetares së Kohës Ditore, Saranda Ramaj.

“OMEJL është e alarmuar: gazetarja e Kosovës, Saranda Ramaj, që punon për Kohën Ditore, është hetuar për 6 orë nga policia dhe të njëjtit ia kanë mbajtur telefonin për disa orë”, ka shkruar OMEJL në rrjetin social Twitter.

Gazetarja Saranda Ramaj, më 28 dhjetor të këtij viti, ishte nxjerrë nga salla gjyqësore ku po zhvillohej seanca në rastin e organizatës “Syri i Popullit” ndërsa po dëshmonte presidenti i vendit, Hashim Thaçi. Asaj i ishte marrë telefoni nga njësiti policor për mbrojtje të afërt i presidentit Thaçi.

Gjatë ditës së sotme reagoi edhe Asociacioni i Mediave të Evropës Juglindore rreth këtij rasti.