Gazetarja e KOHËS, Saranda Ramaj, ka fituar çmimin e tretë për gazetari hulumtuese në çmimet që i ndan Bashkimi Evropian, me një seri të gjatë hulumtimi për keqpërdorimet në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ramaj ka thënë se hulumtimi ka pasur impaktin e tij, duke shtuar se tashmë kanë filluar hetimet dhe mënyra se si trajtohen pacientët ka ndryshuar rrënjësisht.
“Ky hulumtim ndoshta do të jetë më i rëndësishmi në karrierën time sepse në mënyrë brutale e ka shpërfaqur rëndësinë e të pasurit një kujdes shëndetësor publik të sigurt që ndoshta shpesh nuk e kemi. Një hulumtim i tillë me 16 pjesë nuk do të mund të kryhej pa sinjalizuesit. E falënderoj edhe kompaninë KOHA për besimin dhe hapësirën për këto 10 vjet sa jam në kompani”, ka thënë ajo.
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se gazetaria në Kosovë duhet të jetë e lirë dhe e sigurt.
Ai ka thënë se janë duke punuar që të mbrojnë gazetarët dhe të drejtat e tyre.
Edhe
Saranda Ramaj e KOHËS merr çmim për mbrojtje të të drejtave të fëmijëve
Me çmimin e parë është vlerësuar hulumtimi i Kreshnik Gashit nga Kallxo.com për ekspozimin e korrupsionit të nivelit të lartë që përfshinte biznesmen dhe prokurorë.
Çmimin e dytë e ka marrë hulumtimi i gazetares Dafina Halili i cili vë në pah diskriminimin me të cilin përballen fëmijët e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë.