Asociacioni i Mediave të Evropës Juglindore e dënon në mënyrën më të rreptë përpjekjen për represion ndaj gazetares së Kohës Ditore, Saranda Ramaj.
Gazetarja Ramaj, të premten është ndaluar gjashtë orë nga Policia e Kosovës, e cila asaj ia ka marrë telefonin mobil për disa orë me radhë.
LEXO EDHE: Ramaj rrëfen gjithë atë që i ndodhi nga seanca në mbajtje për gjashtë orë në Stacion policor
Kjo përpjekje e represionit nga policia ndodhi në momentin kur Ramaj përpiqej ta bënte punën e vet, të raportonte nga gjykimi nga ku dëshmonte presidenti Hashim Thaçi në rastin “Syri i Popullit”, dhe ta incizonte deklaratën e tij duke e përdorur telefonin e saj mobil, i cili më pas edhe iu mor, raporton Koha.net.
“Mbajtja e gazetares Ramaj dhe marrja e paligjshme e telefonit mobil, e mjetit të saj të punës, e përjetojmë ekskluzivisht përpjekje frikësimi, dhe sulm në lirinp e medieve”, thuhet në reagimin e MASE.
Liria e medieve, thuhet aty, është themel i çdo shoqërie që përpiqet të quhet demokratike, andaj ky veprim i policisë kundër gazetares është absolutisht sjellje e palejuar.
“Ftojmë Policinë e Kosovës që të përmbahet nga çfarëdo represioni tjetër kundër gazetares Ramaj dhe Kohës Ditore, ndërsa nga organet kompetente që urgjentisht të hetojnë nëse gjatë procesit të mbajtjes së Ramajt, dhe marrjes së pasurisë së saj, të jetë përdorur keqpërdorimi i autorizimit dhe përdorimi i tepruar i forcës”, thuhet tutje.
Vuk Marash, drejtor ekzekutiv i “MASE”, Asociacioni i Mediave të Evropës Juglindore