Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Oficeri i FSK-së merr çmimin Kadeti më i mirë i huaj në Britani

Oficeri i FSK-së, Xhevahir Hasanaj ka marrë çmimin si Kadeti më i mirë i huaj në fushën ushtarake, akademike dhe praktike.

Çmimin oficerit të FSK-së ia ka ndarë kryeministrja britanike Theresa May, transmeton Koha.net.

Sot në ceremoninë ushtarake “Parada e Sovranit në Londër, kanë diplomuar dy kadetët e FSK-së, Xhevahir Hasanaj dhe Arlind Bajrami.

Ata diplomuan në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurs në Britani të Madhe.