Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Akademisë Ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, e organizuar me rastin e shënimit të Ditës së Fitores së Republikës së Turqisë.
Gjatë ceremonisë, Maqedonci ka takuar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, si dhe ministrin e Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Güler, të cilëve ua ka uruar Ditën e Fitores së Republikës së Turqisë.
Gjatë kësaj ceremonia janë diplomuar pesë kadetë nga Republika e Kosovës, të cilët kanë përfunduar me sukses studimet e tyre ushtarake në Turqi.
Maqedonci i ka përgëzuar kadetët për përkushtimin, disiplinën dhe suksesin e treguar gjatë studimeve, duke u uruar karrierë të suksesshme në shërbim të vendit.
Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe Turqisë është vlerësuar si i rëndësishëm, ndërsa mbështetja në edukimin, trajnimin dhe përgatitjen profesionale të kuadrove të reja ushtarake përbën një nga shembujt konkretë të këtij bashkëpunimi.
-
Maqedonci pret në takim shefin e ushtrisë turke, flasin për sigurinë në Ballkan
-
Kosova forcon ushtrinë, helikopterët dhe mbrojtja ajrore në fokus
-
Maqedonci takohet me ambasadorin e SHBA-së në NATO, diskutohet edhe për helikopterët Black Hawk
-
Maqedonci: Synojmë ta avancojnë partneritetin me SHBA-në në fushën e mbrojtjes
-
Erdogani zotohet ta mbështesë Kosovën në industrinë e mbrojtjes