Edhe një tjetër sukses i kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Kësaj radhe, oficeri i FSK-së, Xhevahir Hasanaj, ka marrë çmimin kadeti më i mirë i huaj në Akademinë Ushtarake Mbretërore në Sand-hurst të Britanisë së Madhe.
Çmimin ia ka ndarë kryeministrja britanike, Theresa May, raporton KTV.
Xhevahir Hasanaj thotë për KTV-në se ndihet krenar për çmimin e fituar.
Nëntogeri Hasanaj pohon se përvojën njëvjeçare të fituar në këtë akademi do ta sjellë në Kosovë, duke shërbyer në FSK.
Në ceremoninë ushtarake “Parada e Sovranit në Londër”, ka diplomuar edhe kadeti tjetër i FSK-së, Arlind Bajrami. Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe presidenti Hashim Thaçi.
Edhe
Oficeri i FSK-së merr çmimin Kadeti më i mirë i huaj në Britani
Ndonëse është tërhequr nga iniciativa e tij për formimin e ushtrisë përmes ligjit, Thaçi ka thënë se Kosova është gati për themelimin e ushtrisë.
Kjo është hera e dytë që një kadet nga Kosova fiton çmimin si më i miri ndërkombëtar në këtë Akademi Ushtarake.
Në vitin 2015, nëntoger Ismail Hoxha pati fituar këtë çmim.
-
Dy kadetë të FSK-së u diplomuan në Akademinë Ushtarake Mbretërore të Mretërisë së Bashkuar
-
Pjesëmarrja e Ushtrisë në misionet paqeruajtëse, flet kapiteni Hasanaj
-
Kadeti i FSK-së - instruktor i britanikëve, amerikanëve e shumë të huajve në Mbretërinë e Bashkuar
-
Sërish një kadet nga Kosova shpallet më i miri ndërkombëtar në Britani