Oda Ekonomike e Kosovës ka reaguar lidhur me vendimin e Qeverisë për ndalimin e qarkullimit të automjeteve me peshë mbi 7.5 tonë, duke thënë se e ka pranuar me shqetësim atë.
Sipas OEK-ut, ky vendim ka ndikim të drejtpërdrejtë dhe shumë të rëndë mbi operimin e rregullt të kompanive dhe aktiviteteve ekonomike brenda dhe jashtë vendit.
“Kompanitë prodhuese kanë drojë se mund të humbasin tregjet e jashtme të fituara me shumë mund, për shkak të kufizimeve të eksportit, veçanërisht për produktet sezonale vendore që mund të eksportohen vetëm në këtë periudhë.
Tutje OEK-u ka kërkuar nga Qeveria që ta shqyrtojë edhe një herë masën e ndalimit.
“Duke konstatuar se asnjë vend i rajonit nuk ka vendosur kufizime të tilla, nuk e shohim të arsyeshme që vetëm Kosova të vendosë një kufizim të tillë, sidomos duke e ditur se rrugët tona janë ndërtuar me cilësi shumë më të lartë se ato të vendeve të rajonit. Në emër të komunitetit të biznesit, kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës të shqyrtojë edhe një herë këtë masë të ndalimit, për të mos dëmtuar biznesin dhe për të mos humbur tregjet e jashtme, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e eksportit të vendit tonë”, thuhet në reagim.
Edhe
Shfuqizohet vendimi për ndalimin e qarkullimit të automjeteve me peshë mbi 7.5 tonë
Nga e diela, 14 korrik, deri më 31 korrik do të ndalohet qarkullimi i automjeteve me peshë mbi 7.5 tonë në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale.
Kjo vjen bazuar në rekomandimet e Departamentit për Menaxhimin e Rrugëve dhe Policisë së Kosovës, me qëllim të ruajtjes së rrugëve nga dëmtimet si rezultat i temperaturave të larta.
-
Nga nesër ndalohet qarkullimi i këtyre automjeteve për shkak të të nxehtit
-
OEAK thotë se ka mundësi për rritje çmimesh: KE të angazhohet urgjentisht për zhbllokimin e kufijve
-
OEK kërkon ndërhyrjen e BE-së pas protestave të transportuesve në rajon: Po rrezikohen bizneset e Kosovës
-
OEK: Ndërhyrja në çmimet e karburanteve rrezikon të çrregullojë funksionimin normal të tregut