Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e ka shfuqizuar vendimin e datës 13 korrik për ndalimin e qarkullimit në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale të automjeteve për transportin e mallrave me peshë më të madhe se 7.5 tonë.
Sipas njoftimit të MMPHI-së, ky vendim është shfuqizuar duke marrë parasysh parashikimin e motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ku parashihen rënie të ndjeshme të temperaturave gjatë ditëve në vijim.
“Duke marrë parasysh parashikimin e motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, sipas të cilit parashihen rënie të ndjeshme të temperaturave ditëve në vijim, kemi marrë vendim: Shfuqizimin e vendimit të datës 13 korrik 2024, për ndalimin e qarkullimit në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale të automjeteve për transportin e mallrave me peshë më të madhe se 7.5T”, thuhet në njoftim.
Më 13 korrik, Qeveria pati marrë vendim për ndalimin e qarkullimit të automjeteve me peshë mbi 7.5 tonë. Për këtë vendim ka reaguar Oda Ekonomike e Kosovës, e cila ka thënë se ka ndikim të drejtpërdrejtë dhe shumë të rëndë mbi operimin e rregullt të kompanive dhe aktiviteteve ekonomike brenda dhe jashtë vendit.
-
Nga nesër ndalohet qarkullimi i këtyre automjeteve për shkak të të nxehtit
-
Nesër gjatë ditës u ndalohet qarkullimi në autostrada automjeteve të rënda
-
Nga nesër ndalohet qarkullimi i automjeteve prej mbi 15 tonësh, shkak temperaturat e larta
-
OEK: Vendimi për ndalimin e qarkullimit të automjeteve me peshë mbi 7.5 tonë ka ndikim të rëndë
-
Vazhdon kufizimi i qarkullimit për kamionët mbi 20 tonë në autoudhë