Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nesër gjatë ditës u ndalohet qarkullimi në autostrada automjeteve të rënda

autostrad

Foto: Driton Paçarada

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të shtunën (18 korrik) automjeteve të rënda me masë mbi 20 tonë, do t’u ndalohet kufizimi në autostrada në periudhën 11-17:30.

Ditë më parë, kjo ministri njoftoi se kur temperaturat të jenë të larta do të ketë kufizim për të mbrojtur infrastrukturën rrugore. 

Sipas njoftimit, temperaturat parashikohen 32 gradë e më shumë prandaj do të hyjë në fuqi kufizimi i qarkullimit.

Ndërkaq në rrugët tjera do të ketë liri lëvizjeje.

Vendimet merren në baza ditore.