Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Autizmit, nxënësit e Shkollës së Mesme të Ulët “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, për të pestin vit me radhë kanë përgatitur aktivitete ndërgjegjësuese për autizmin.
Për nderë të kësaj dite ishin të pranishëm shumë pjesëmarrës, nxënës, kryetari i qytetit dhe zyrtarë komunalë.
Drejtori i shkollës “Lidhja e Prizrenit”, Rexhep Bogu u shpreh se ky nuk është aktiviteti i vetëm që nxënësit e kësaj shkolle organizojnë, dhe kolegët e tij kanë respekt të jashtëzakonshëm për këta fëmijë në këtë shkollë, raporton KP.
Mësuesja Luljeta Kurhasani, organizatore e këtij aktiviteti, tha se fëmijët do të shkojnë në qendër të qytetit për të kërkuar aktivizimin e klasës së bashkangjitur për autizëm në këtë shkollë.
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, tha se brenda muajit do të gjejnë zgjedhje për këta fëmijë dhe organizimet nuk do të bëhen në vende të tilla.
Specialistët e shëndetësisë apelojnë për sensibilizimin e opinionit publik për përkrahje ndaj fëmijëve autistë dhe integrimin e tyre shoqëror.
-
8-vjeçari me autizëm i jashtëzakonshëm në matematikë
-
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Vetëdijesimit për Çrregullimin e Spektrit të Autizmit
-
Debat në shilte për barazi për personat me aftësi të kufizuara
-
Pas 6 muajsh nxënësi me autizëm do të vijojë mësimin në klasë të rregullt
-
Gjashtëvjeçari me autizëm mbetet jashtë procesit mësimor