Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nxënësit e “Zenel Hajdinit” në Ferizaj certifikohen për përpunimin e drurit

Pas një pune të suksesshme që u bë vitin e kaluar, ka përfunduar edhe rundi i dytë i trajnimeve për programet “Autocad” dhe “CNC” me maturantët e shkollës “Zenel Hajdini” në Ferizaj.

Nxënësit e Departamentit të drurit, pas trajnimeve teorike, janë të gatshëm t’i aplikojnë në punë praktike mësimet e deritashme dhe pas përfundimit të trajnimit 70 orësh, shumica prej tyre janë punësuar.

Nxënësit pjesëmarrës janë certifikuar në dy programe.

Profesori Rrahim Sjediu e cilëson të rëndësishëm dhe efektiv këtë trajnim.

Kapaciteti i nxënësve lidhur me përpunimin e drurit, është gjithnjë në ngritje dhe pas përfundimit të trajnimit, janë të gatshëm për tregun e punës.

Edhe Plani “Mbrojtja e Pyjeve”, sekuestrohen gjashtë kamionë me dru në Ferizaj Kronikë 9 muaj më parë Plani “Mbrojtja e Pyjeve”, sekuestrohen gjashtë kamionë me dru në Ferizaj

Të rinjtë ferizajas thonë se njohuritë e marra gjatë këtij trajnimi, janë mjaft të dobishme për të ardhmen.

Ky aktivitet është pjesë e programit “Brick”, themeluar dhe implementuar nga organizata CDF.