Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nxënësit e gjimnazit të Podujevës duan kthimin e profesorit që rrahu shokun e tyre

Nxënësit e gjimnazit “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë janë duke protestuar sot pasi një ditë më parë drejtoria e arsimit të kësaj komune e ka suspenduar profesorin e gjuhës angleze, Sabit Kopalla, raporton Koha Ditore.

Suspendimi i tij është bërë pas një video të publikuar në media në të cilën ai shihej duke e goditur një nxënës të këtij gjimnazi.

Burime të gazetës kanë thënë se nxënësit që po protestojnë i kanë dalë në mbrojtje profesorit dhe po kërkojnë kthimin e tij në punë.