Arbëri

Numërimi i votave nga diaspora mund të zgjasë për shkak të numrit të madh të tyre

Arbnor Mjeku nga organizata Germin ka thënë se nuk ka pasur asnjë pengesë lidhur me votat e diasporës dhe se gjithçka ka qenë në rregull.

Por, Mjeku thotë se për numërimit e këtyre votave mund të duhet më shumë se një javë sa në zgjedhjet e kaluara të vitit 2019. Ai shton se numri i votave nga diaspora është rritur, për çka rrjedhimit edhe numërimi i tyre do të zgjasë.

“Rritja e numrit nga diaspora, votat kanë qenë dyfishi nga zgjedhjet e kaluara. Mund të zgjasë procesi i numërimit të votave nga diaspora këto zgjedhje, në krahasim me vitin 2019. Duke u bazuar në 2019, ku ka qenë një javë përafërsisht zgjatja e verifikimit dhe numërimit të votave nga diaspora, do jetë më e gjatë, ndoshta 10 ditë. Herën e kaluar kanë qenë përafërsisht 20 mijë vota të numëruara nga diaspora, ndërsa tash kemi vetëm zarfe 43,447 që i bie shumë më shumë nëse gjendjen dy vota në një zarf. Do jetë më e gatë koha e verifikimit dhe numërimit”, ka thënë Mjeku në emisionin “Sot” të KYTV-së.

Ai ka folur edhe për problemet e disa mërgimtarëve që kanë paraqitur pas ardhjes në Kosovë për të votuar, por që janë shprehur se nuk kanë gjetur emrat e tyre në lista. Tha se po merren me këtë çështje.

“Kemi pasë parasysh të gjitha ankesat e tyre dhe do fillojmë ankimimin e tyre. Kemi pasë ankesa në KQZ që ankimimiet”, tha Mjeku.

Ndërkaq, nga votat e rregullta janë numëruar pothuajse të gjitha, afër 98 për qind e tyre teksa fitues kanë nxjerrë Lëvizjen Vetëvendosje.