Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nuk zgjidhet drejtori i menaxhimit të komplekseve memoriale

15:28 - Asnjë nga dy kandidatët për drejtor të Agjencisë për menaxhim të komplekseve memoriale të Kosovës nuk ka marrë votat e mjaftueshme për të fituar këtë pozitë.

Kësisoj, detyrohet përsëritje e konkursit.

Nga 92 vota sa ishin në votim të fshehtë, 27 ishin të pavlefshme. Arbër Hadri mori 23 vota, ndërsa Driton Mulaj 42.


Mungesa në seancë për shkak të homazheve në Poklek përplas PDK-në e LDK-në

13:55 - Teksa ka nisur në Kuvend debati për KOSTT-in, gjithçka ka devijuar dhe ka shkuar në përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LDK-së.

Edhe PDK-ja vazhdon bojkotin e komisioneve parlamentare LAJMET E MBRËMJES PDK-ja vazhdon bojkotin e komisioneve parlamentare

Përplasja erdhi pasi deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami, mori fjalën për të diskutuar rreth raportit të KOSTT-it, meqë kryetarja e Komisionit përkatës Sala Berisha-Shala, nuk ishte aty, me që po merrte pjesë në përkujtimin e asaj masakre. Ndërkohë Berisha-Shala kishte hyrë në sallë dhe me të marrë fjalën tregoi se ka qenë për homazhe.

“Sot është përvjetori i njërës nga masakrat me të rënda, masakra e Poklekut, në të cilën edhe kam pasur obligim me qenë aty. Nuk është tragjike mos me qenë kryetarja këtu. Ke mundur të diskutosh lirshëm, unë i kam deleguar detyrat e mia edhe mos e mbaj gajlen ti. Ty s’ta kam përmendur emrin sepse nuk je në hierarkinë së Komisionit”, tha Berisha-Shala.

I menjëhershëm ishte reagimi i deputetes Bajrami, e cila tha se duhet t’iu vijë turp përdorimi i të rënëve për përfitime politike.

“Unë me të vërtetë asnjëherë nuk kisha dashur të jem zëvendësja e juaj. Por, sot kryesuesi ka dashur ta heqë nga rendi i ditës për shkak se askush se merrte fjalën në emër të komisionit. Kështu që mos e mbivlerëso vetveten. I ka thënë sekretarit nuk e qes në votim raportin dhe e potencuat disa herë se raporti është me vonesë. Kështu që mbylle këtë temë, edhe mjaft i përdorët viktimat dhe përvjetorët për përfitime politike, turp duhet me ju ardhur”, tha Bajrami.

Në debat u kyç edhe deputetja tjetër e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila tha se turp duhet t’iu vijë atyre deputetëve, të cilët sot ishte dashur të jenë në Poklek për nderime.

“E them me sinqeritetin me të madh, sot është dashur që ky Kuvend t’i mbyllë dyert në orën 10:00 dhe të gjithë të ishim në Poklek për të bërë nderime para atyre viktimave që fatkeqësisht familjet e tyre nuk e kanë as nga një varr ku duhet t’iu qesin lule me të dashurve të tyre. 54 anëtarë të familjes Pokleku, të gjithë të varrosur në një varr, dhe ne të akuzohemi pse paskemi shkuar të bëjmë nderime sot atje, është turpi me i madh që dikush në Kuvendin e Kosovës e thotë”, theksoi Musliu.

Për përmbajtje deputetët i ftoi shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili tha se në këtë vend nuk ka rend shtëpie, sepse po të kishin ftesa të gjithë do të ishin në Poklek, transmeton KP.

“Unë i lus të gjithë deputetët që të përmbahen nga gjuha që janë duke e përdorur. Nderimi më i madh atyre viktimave iu bëhet nëse gjithë deputetët do ishin paraqitur në orën 10:00 sot në seancë. Deputetët e shumicës dy-tri orë me vonesë paraqiten në seancë, shtyhen seancat për shkak se nuk jeni të rregullt. Nderimi me i madh i atyre viktimave është të funksionojnë si duhet institucionet dhe me krye secili detyrën e vet. Po të kishte pasur një organizim të duhur nga Kryesia e Kuvendit, të kishim ftesë gjithë deputetët, të gjithë do ishim duke bërë nderime atje. Por, nuk ka rend shtëpie këtu, nuk mund të ketë asnjë seancë të rregullt. Asnjë institucion nuk është duke funksionuar normalisht. Krejt çka ndodh në Kuvend është të fyhet njeri-tjetri. Hapet seanca dhe kryesuesi e quan gënjeshtar një deputet, nuk e përdor debatin, një deputete tash i thotë tjetrit ashtu, çka është ky Kuvend kështu, ku po shkojmë kështu”, theksoi Hoti.

Edhe Pakënaqësi e akuza brenda LDK-së pas publikimit të listave të kandidatëve për deputetë LAJMET E MBRËMJES Pakënaqësi e akuza brenda LDK-së pas publikimit të listave të kandidatëve për deputetë

Ndaj tij reagoi edhe Haliti, duke i thënë se për 15 vjet e kanë sha e akuzuar dhe asnjëherë nuk ka reaguar.


Kuvendi ratifikon emrat për anëtarë të Këshillit të Cilësisë

12:00 - Seanca është ndërprerë për shkak të problemeve teknike.


11:20 - Me shumicë votash deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ratifikuar nëntë emrat për anëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

Në seancën e djeshme ky ratifikim nuk kishte kaluar pasi që LDK-ja nuk kishte votuar pasi që deputetët nuk e kishin votuar komisionin hetimor për të hetuar rastin e gjashtë shtetasve turq.


Miratohet formimi i Komisionit Hetimor për dëbimin e shtetasve turq

Kuvendi i Kosovës ka miratuar formimin e Komisionit Hetimor në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq.

Edhe Arrihet pajtueshmëri që rezoluta e PDK-së të votohet si pikë e parë e rendit të ditës Arbëri Arrihet pajtueshmëri që rezoluta e PDK-së të votohet si pikë e parë e rendit të ditës

71 deputetë morën pjesë në votim, me 66 prej tyre që votuan pro. Pesë vota ishin kundër.

Dje deputetët e LDK-së dhe VV-së braktisën seancën dhe refuzuan miratimin e projektligjeve të tjera me kushtëzimin për formimin e këtij komisioni.