Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PDK: Për keqardhje rezistenca e VV-së që rezoluta të trajtohet si pikë e parë në seancë

vlora citaku e arian tahiri

Deputetja e PDK-së Vlora Çitaku ka thënë se sot ka ndodhur diçka e paprecedent në mbledhjen e  Kryesisë, duke deklaruar se nuk kanë arritur të dakordohen për pikat e rendit të ditës.

Derisa ka folur për rezolutën e propozuar për mbrojtjen e viktimave të luftës, ajo ka thënë se kjo çështje nuk ka qenë politike asnjëherë për ta.

Ajo ka thënë se kërkesë ka qenë nga PDK-ja që rezoluta të jetë pikë e parë e rendit të ditës, por shton se hasën në rezistencë nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Kujtesë nuk është vetëm e kaluara, kujtesa është identitet, kujtesa është themeli mbi të cilin ndërtohen institucionet dhe shteti. Pati një rezistencë për mua të paarsyeshme edhe të pashpjegueshme nga anëtarët e Vetëvendosjes. PDK e ka bërë të qartë që marrëveshjet ndërkombëtare i voton, këto s’janë marrëveshje të një partie”, ka thënë ajo.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, e ka quajtur veprim për keqardhje kundërshtimin e Vetëvendosjes që rezoluta të mos trajtohet si pikë e parë e rendit të ditës.

Ka shtuar se megjithëse është teknike renditja e kësaj pike, thekson se është simbol dhe mesazh i vullnetit të  të gjithëve.

Lexo përditësimet tjera
LIVE-Kuvendi

Të premten seanca e Kuvendit

(Lajm i përditësuar) - Kryesia e Kuvendit ka caktuar seancë plenare për ditën e premte, anipse...