Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Njohësi i komunikacionit: Semaforët s’duhet të vendosen pranë vendkalimeve për këmbësorë

Njohës i çështjeve të komunikacionit, Nol Dedaj, ka thënë se menaxhimi i sigurisë dhe i qarkullimit të veturave është i dobët në Prishtinë, duke shtuar se kryeqytetit i mungon sinjalizimi i parregullsive në komunikacion. Sipas tij, problematike është edhe vendosja e semaforit pranë vendkalimit.

Ai ka thënë të martën në SOT në KTV se aksidentet zakonisht bëhen nga mosrespektimi i semaforit, pasi sipas tij, tejkalimi i shpejtësisë në semaforin që sinjalizon ndalimin, shton rrezikun.

“Në Prishtinë semaforët janë afër vendkalimit te këmbësorët, e nga kjo mund të vije deri tek aksidentet... Për aksidentin e djeshëm kjo ndodh pasi kryqëzimit të rrugës s’i është bërë auditimi i sigurisë, nëse do ta merrnin ekspertët dhe do ta auditonin, semaforët s’do të lejoheshin të vendoseshin afër vendkalimit... Menaxhimi i sigurisë dhe i qarkullimit të veturave në Prishtinë është i nivelit të ulët”, ka shtuar Dedaj.

Sipas njohësit të komunikacionit, aksidenti i së hënës afër Ministrisë së Arsimit mund të ketë ndodhur edhe për shkak të dobësisë së semaforit. Ai ka thënë se semaforët duhet të auditohen nëse janë të sigurt dhe të përforcuar mjaftueshëm me bulonë.

“Në bazë të deformimeve të automjetit, automjeti i këtij rasti s’di a ka gjurmë të frenimit, por në bazë të deformimit, shpejtësia ka mundur të jetë nga 40 deri në 50 km në orë...Është e mjaftueshme të thyejë një semafor. Ne e bëjmë një analizë dhe shohim edhe ku ka qëndruar djali”, ka shtuar ai.

Edhe Dedaj kërkon të jepet përgjegjësi për vdekjet në trafik Arbëri Dedaj kërkon të jepet përgjegjësi për vdekjet në trafik

Dedaj ka potencuar se problematike qëndron edhe në pranimet teknike.

Ai ka rekomanduar që shoferët e rinj të mos lëvizin vetë në dy vjetët e para në komunikacion, duke shtuar se duhet të ambientohen me automjetin dhe me situatat e krijuara në komunikacion.