Një grua shqiptare dyshohet se është mbytur në një plazh të Phuket të Tajlandës, të martën në mbrëmje.
Policia në stacionin e Karonit ka njoftuar se Daniela Idrizi, 41-vjeçare, u shpall e vdekur në Spitalin Chalong në orën 18:00.
Në spital, bashkëshorti i saj 43-vjeçar egjiptian, Mohamed Alsaba, i tha policisë se kanë mbërritur në Phuket të martën dhe janë akomoduar në një hotel në orën 14:00. Ata po planifikonin të qëndronin deri të enjten.
Siç ka përshkruar bashkëshorti i viktimës, rreth orës 16:00 ata kanë shkuar në plazh dhe gruaja e tij u mbyt në ujë.
Rojet bregdetare e shpëtuan gruan dhe raportuan se ajo ishte pa ndjenja. Ajo u dërgua me urgjencë në Spitalin Chalong ku stafi u përpoq ta ringjallte, por pa sukses.
Trupi i saj u dërgua më pas në Spitalin Vachira Phuket për autopsi.
-
Mbi 350 të vdekur nga përmbytjet në Nepal, më shumë se 900 të zhdukur
-
Mbi 1.000 të zhdukur nga përmbytjet në Nepal e Tibet, shumica turistë
-
Qindra turistë të zhdukur nga përmbytjet në Nepal, mes tyre britanikë dhe amerikanë
-
Të paktën 27 viktima nga zjarri që përfshiu një lokal në Tajlandë
-
Gjendet e vdekur një 31-vjeçare nga Kosova në një hotel në Durrës