Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Një segment te rruga afër EULEX-it në Prishtinë do të shndërrohet në korsi

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të hënën një segment i rrugës “Hollger Petersen” afër EULEX-it do të shndërrohet në korsi. 

Sipas njoftimit, kjo korsi do të shërbejë vetëm për veturat që do të kthehen për Rrugën B.

Për këtë arsye, komuna ka kërkuar që të mos bëhet parkimi i veturave në atë pjesë.

“Për shkak të punimeve në një segment të Rrugës “Hollger Petersen“ afër EULEX-it, sipas skicës, kërkohet që të mos parkohen veturat nga dita e hënë, dt.31.10.2022. Ky parkim i veturave do të shndërrohet në korsi të rrugës, ku veturat që do të kthehen për Rrugën B, do ta kenë korsinë e veçantë. Rruga do të trajtohet në tërësi dhe do të rregullohet një parking tjetër për vetura afër saj. Vazhdojmë hapërimin prej projektit në projekt!”, thuhet në njoftim.

Image