Kryetari i Partisë Popullore të Serbisë dhe ministri për Inovacion e Teknologji, Nenad Popoviq, ka shfaqur sot shpresën (dhe dëshirën) që Evropa t’ua hapë dyert shqiptarëve që ata, të gjithë, të largohen nga Kosova, transmeton Koha.net.
“Zvicra është përplot me shqiptarë, Austria është përplot me shqiptarë, Evropa është përplot me shqiptarë. Unë shpresoj se Evropa do t’ua hapë dyert ashtu që të shkojnë të gjithë, nëse munden, nga Kosova”, citon FoNet të ketë thënë Popoviq.
Ky konstatim i tij u prit me duartrokitje të mëdha në një tubim në Beograd kushtuar 20 vjetorit të bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Ministri serb fton Gjermaninë të kërkojë falje në lidhje me deklaratën për gjenocidin serb në Kosovë
-
Popoviq: “Republika Srpska, shembull si ta ruajmë Kosovën tonë”
-
Popoviq: Lufta e deputetëve serbë në Kosovë duhet të vazhdojë
-
Popoviq: Nga Kosova s’kemi hequr dorë as gjatë sundimit 500 vjeçar të Turqisë
-
Serbia tenton të ndikojë te vota serbe në Kosovë para zgjedhjeve parlamentare